Moti i keq u merr jetën 11 personave në SHBA

11 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë me erëra të mëdha, tornadove dhe shiut në jug dhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Viktima pati në Alabama një tornado vdekjeprurëse dhe në Luiziana, ku erërat ishin aq të forta sa që një shtëpi rimorkio u ngrit nga themelet e saj.

Mijëra njerëz mbetën pa energji në Texas në Ohio, pjesë të autostradave u mbyllën në Oklahoma dhe Arkansas për shkak të përmbytjeve dhe qindra fluturime u anuluan në aeroportet ndërkombëtare të Çikagos.

Guvernatori i Arkansas, Asa Hutchinson deklaroi gjendje të jashtëzakonshme për të ndihmuar ekuipazhet që punojnë.

Dy punonjës të shërbimeve të urgjencës u vranë dhe një tjetër u plagosën në Lubbock, Texas, pasi u goditën nga një automjet ndërsa punonin në vendin e një aksidenti në kushte të akullta.

Shefi i policisë së Lubbock, Floyd Mitchell e quajti atë një “ditë jashtëzakonisht tragjike” për qytetin.

Një tjetër person humbi jetën në Dallas, Teksas, të premten në mbrëmje kur një makinë u aksidentua.

Në Alabama, pa energji kanë mbetur më shumë se 85 mijë banorë, në Louisiana 36 mijë, ndërsa në Mississippi më shumë se 61 mijë persona nuk patën rrymë.

Alarmi për vërshime është aktivizuar në Arkansas, Tennessee, Mississippi, Missouri ,Illinois dhe Indiana.

Loading...