Je kaq e bukur. Unë arrij të shoh të bukurën te ty. Bujarinë te ty, bekimin që me jep çdo ditë. Krenohem me ty Shqipëria ime

Kur isha 10 vjeç, të shihja të madhe, me njerëz të mëdhenj. Sot po më dukesh kaq e madhe me njerëz të vegjël. Shqipëria e potencialeve, bukurive, mundësive, me njerëz në krye që mundohen të ushqehen dita ditës duke keqpërdorur resurset e tua.

Moj Shqipëri memece. Si nuk fole, si nuk the diçka për këta njerëz?! Si nuk u rebelove?! Si nuk bërtite, si nuk qave e ma llkove, si i le të të përdornin siç ata donin dhe vazhdon i lejon të të përplasin ku duan.

Si i le femijët e tu të ikin duke të të kthyer shpinën madje me zemërim. Si i le femijët e tu të edukuar dhe të arsimuar të shërbejnë orëve të tejzgjatura në banak, të pastrojnë dyert me xhama të pikave celulare monopoliste, si i le studentët e tu me diploma e me mund të hedhur të shpërndajnë fletushka edhe në shi edhe në borë edhe në rrezet e përvëluara të diellit. Si nuk të erdhi keq për një fëmijë tëndin që kërkon të eci përpara por e pengojnë çdo sekond. Si nuk pate zemër, o zemërmadhe, ta ndihmoje t’i jepje krahë, por e largove drejt dheut te huaj?! Se je memece… A je vërtetë memece, apo ta kanë mbyllur gojën? A je e verbër, apo t’i mbulojnë sytë? A ke zemër, apo zemrën ta kanë shkulur ? A je e madhe, apo po ta marrin frymën? A je nënë, apo fëmijët të kanë vd ekur? Ose ndoshta të kanë mohuar ? A ke dinjitet, apo këta të pamoralshëm ta kanë rr ëmbyer?

E habitem se këta nuk njohin kufinj. Këta përpijnë atë çka është e vetja, e jo më ajo që i përket të tjerëve. Po si po të vr asin? Nuk të dhemb? Ndoshta po të mundoj, po aq sa unë lë ndohem për vendin tim. A po të gjykoj? Se edhe unë gjykohem se nuk qenkërkam e denjë per vendin tim. Për ty! Për të luf tuar për ty! Apo janë ata? A duhet t’u drejtohem atyre? Atyre që të vr anë, të shtrydhen, të rob ëruan, të bënë të lodhesh e të dorëzohesh. E mirë e bënë që dorëzohesh. Kush s’do dorëzohej?!

Unë jo. Jo Shqipëria ime. Unë do të lu ftoj për ty. Për të të nxjerrë faqebardhë, për të të ushqyer me dinjitet. Atë dinjitet që ta shkelin me këmbë çdo ditë. Apo nuk e njohin fare dinjitetin ata ?! Në fakt , ndoshta jo, s’e njohin aspak!

Sot teksa po mendoja për ty Shqipëria ime, rrugës dëgjoja të flisnin për ty. I shqiptonin ato fjalë me forcën më të jashtëzakonshme. Ato fjalë që te go dasin zemrën: “Ikni nga ky vend është i mallkuar!” Më dhembin aq shumë këto fjalë, o vendi im, aq sa e vura veten në vendin tënd. Sa herë të thonë ty që je e mallkuar. Sa lëndohesh ti? Si i mban ende ata njerez në trupin tënd. Ata shkelin mbi tokën e tyre, që në fakt është trupi yt. E ti, prapë i mirëpret. Kaq bujare je ?! Kaq e madhe?!

Po përse i ke fëmijet e tu kaq të vegjë l? Kaq cinikë e zemerngushtë. Po po, këta njerëz që duan të të rrënojnë, ta duan të keqen e të mirën e tyre, po në kurrizin tënd. Po pse nuk reagon? Apo nuk ke zë ? Apo, po të kishe zë do t’i kishe shembur ato ndërtesa që janë më të larta sesa malet, qërpikët e tu. Apo me një frymë do të shkatërroje betonin që të ka zënë frymëmarrjen dhe ka dëmtuar lëkurën tënde? Ndoshta po të kishe forcë do i mbroje pemët, qelizat e tua të cilat dita ditës po zhduken. Po rrahjet e tua, pse po i largon? Përse po i dërgon jashtë atdheut? Janë rrahjet e zemrës tënde, janë fëmijët e tu. Si mundesh?

Je kaq e bukur. Unë arrij të shoh të bukurën te ty. Bujarinë te ty, bekimin që me jep çdo ditë. Krenohem me ty Shqipëria ime. Jam duke e shkruar këtë në tokën time teksa një rreze dielli kam përballë. Ama kjo rreze po ngroh edhe Shqipërinë time. Ndaj je e bekuar. Ti je e mrekullueshme. Po pse nuk i kundërshton kur thonë se nuk je?!/ Xhesika Maçi Dritare

Loading...