V.ranë me th.ikë ish-mësuesen, dy vëllezrit dënohen me vd.ekje

Dy vëllezër, 19 dhe 21 vjeç, janë dënuar me vdekje pasi vranë ish-mësuesen e tyre me thikë e më pasë i vunë flakën shtëpisë.

Stanislaw 19 vjeç dhe Illya Kostsew 21, goditën 100 herë me thikë ish-mësuesen pavarësisht se ajo i lutej për mëshirë, e më pas i vunë flakën shtëpisë.

Policia arriti t’i identifikojë të dy djemtë pasi gjetën kompjuterin e mësueses në shtëpinë e tyre.
Ata pranuan krimin e bërë përpara gjykatës dhe kërkuan mëshirë për dënimin e tyre.

Të vetmen rrugëdalje kishin faljen nga Presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, por ky i fundit refuzoi.

Të dy djemtë treguan se kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e vrasjes por kjo nuk i ka shpëtuar ata. Bjellorusia është i vetmi vend evropian që lejohet dënimi me vdekje.

Ajo ka qenë një pjesë e sistemit juridik të vendit që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik më 26 dhjetor 1991. Kushtetuta aktuale kombëtare e parashikon këtë dënim për “krime të rënda”. Më shumë se 400 persona janë dënuar me vdekje që nga viti 1991.

Loading...