Një 52-vjeçare ka humbur jetën pasi është zënë nga një masiv shkëmbor.
Mësohet se masivi ka rënë rreth orës 15:15 në fshatin Zmines në Livadhja.
“Si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë”, sqaron policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Loading...