Punonjësit e policisë së Qarkut të Durrësit dhe ata të pushtetit vendor dolën para togave të zeza dhe u njohën me masën e sigurisë.
Për 10 prej të arrestuarve lirimin dhe dhënien e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për 8 prej tyre dha masën e sigurisë “arrest në burg”.
Nga burime brenda seances mesohet se Prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit.
Përkatësisht Gjykata e Durrësit vendosi:
-Besnik Domi pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Sami Xhafa pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Marius Shahini pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Nikoll Marku pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Julian Kacadej pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Dritan Koçi pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Paulin Meta pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Qerim Doka pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Gjon Zefi pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Astrit Nuri pezullim detyre, detyrim paraqitje
-Dëshir Dakoli arrest me burg
-Petrit Neziri arrest me burg
-Ermand Petova arrest me burg
-Gjergj Gërco arrest me burg
-Agim Osmani arrest me burg
-Haxhi Sherra arrest me burg
-Ndriçim Shika arrest me burg
-Adem Lika arrest me burg
-Gani Dama (i shpallur në kërkim)
Ata u arrestuan të enjten pas përgjimeve disa mujore ndersa prokuroria ka thene se një pjesë e tyre kishin krijuar një mekanizëm për të përfituar para dhe lejonin të ndërtohej pa leje, ndërsa të tjerët nuk verifikonin ankesat e banorëve duke i fshehur ato.
Prokurori i çështjes që heton çështjen është Afrim Shehu dhe gjyqtari që vendosi për masat është Paulin Cera.
Në nisje të seancës së sotme për dhënien e masave të sigurisë, një prej të arrestuarve, specialisti në policinë e shtetit Agim Osmani shfaqi problem shëndetësor dhe u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në sallë munguan dy nga të akuzuarit, një specialist që përfaqësohet nga avokati i tij dhe polici Gani Dama i cili është shpallur në kërkim