Alibeaj/ Rama e ka shndërruar policinë thjesht në një shërbim funerali që vecse mbledh kufomat e krimit

Ish-deputeti i PD, Enkeled Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit.

Për Alibeajn, vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi është pasi i shërbeu krimit dhe mafias.

Postimi i plotë:
Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!
E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019;
nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” iu perfshine ne kanabizimin e vendit;
se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati;
asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel;
asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.
Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!
E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!

Loading...