Shqiptari doli përpara gjykatës në Angli i akuzuar se kishte ngritur një fabrikë ka.nabisi në një shtëpi (emri)

Një shqiptar doli përpara gjykatës në Angli i akuzuar se kishte ngritur një fabrikë kanabisi në një shtëpi.

Ervis Çira, 30 vjeç, u akuzua për prodhim të lëndës narkotike të klasit B.

Policia tha se kapi në shtëpinë e tij kanabis me vlerë rruge 250 mijë sterlina.

Shtëpia u bastis pas një informacioni të marrë nga qytetarët.

Policia i nxit ata që të informojnë për rastet e pazakonta kur në banesë dritat qëndrojnë të ndezura për 24 orë, ose kur ka vizitorë të shumtë.

Loading...