Çfarë po i detyron shqiptarët që të largohen nga vendi?

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha përmes një postimi në ‘Facebook’ ngriti në fokus shqetësimin se papjekuria e politikës po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi.

Sipas saj, prioriteti kombëtar i LSI-së është që t’u kthejë shqiptarëve shpresën për stabilitet politik dhe ekonomik.

“Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik.

Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!”, shkruan Gjosha.

Loading...