Asambleja e Partisë Socialiste të Vlorës përmbylli me sukses procesin e zgjedhjes së kryetarit për katër vitet e ardhshme, duke zgjedhur me 267 vota Anduel Tahiraj.
Deputeti i Partisë Socialiste qarku Vlorë, Damian Gjiknuri u shpreh sot se “nga 325 anëtarë në votim morën pjesë 292 anëtarë”.
“Kandidati Anduel Tahiraj mori 267 vota, kandidatja Albana Hodaj mori 10 vota ndërsa 15 u deklaruan të pavlefshme”, informoi Gjiknuri./atsh
Ai përgëzoi kandidatët për garën dhe i uroi suksese kryetarit Tahiraj në këtë mandat në krye të PS-së Vlorë.
Loading...