Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në byrektoren sot në Yzberisht.
Punëtorja e byrektores, Ardiana Mesi ndodhet tek Trauma ndërsa pronarja Klodiana Simeci tek Pavioni i Djegies ne QSUT.
Bëhet e ditur se Ardiana Mesi është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë po vijon konsultat pasi ka lëndime ne pjesën e syrit.
Ndërkohë për Klodiana Simecin po kryhen te gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Ajo ka pësuar djegie në masën 20-25% të trupit dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Loading...