Njoftim për ndarje nga jeta të banorit të Labërisë – (Kuç, Vlorë) – Fjalët prekëse të Mirelës e cila nuk arriti ti ndodhej pranë nënës…

Me keqardhje ju njoftojmë ndarjen nga jeta të banorit të Labërisë.

Eshtë ndarë nga jeta ditën e Martë nënë Luljeta Isaraj e cila Jetonte në fshatin Kuç të Vlorës. Përcjellja për në banesën e fundit u bë ditën e Mërkurë ora 12:00 në Rexhinë.

Këto jane fjalet e vajzës së saj Mirela, që nuk arriti të ndodhet pranë në momentet e fundit të jetës:

Mem te pash ne enderr mrem
Me kerkove me shpirt ne dhem
Me ferkove e prap me leshove
Me the ik, se me lendove

Dhe haberi vjen papritur
Me ike o Nënë e ndritur
Fati im nuk qe ujdisur
Të të shoh të kesh ormisur

U nisa e su be e mbare
E u ktheva me te qare
Ti o nene ke shoke plot
Une jam qyqe neper bote

Erdha dhe te pash o nene
Me the merrem me nat pa hene
Preve buk e preve zene
Per te djali ngule kem

Rri e qete se mu sherove
Dhe sa rrove nuk gezove
Dhe femijte rrodhe rrodhe
Neter bote e dot si mblodhe

Dhe sa jeshe nuk na pe
Kot sa vim per nje dor dhe
Dites te mi lesh urate
Eshte semur e ben sevap

Se te hoqi halle shume
Qe shume ti hodhen ne lume
Gjashte muaj si femi
Laj e ko si cilimi

Nen neser takon djale
E nga une coi fjale
Qe nuk erdha te me fale
Jam larg skam kuaj me shale

Kam hidhrim e mu doq xhani
Kam hidhrim e sme ze gjumi
Si do dihem sme del xhani
Si te bej me marte lumi

Nga dhimbja jote erdha ne jete
Por dhimbjen tende nuk ta sherova
Se helmi ty te vate thell
Per djal qe ti dot se gezove

Sa do doja sonte te jesh ne prerin tend
Te kujtoja me mall ato ledhatime
Dhe ti thoja me ligje o nen
Jeten tende ne hidherime

I paharruar kujtimi i saj.

Laberianews/

Loading...