Rudina Hajdari mblodhi demokratët e rinj për ti njohur me dokumentin, që ende nuk mban firmën e saj.
Debatet me dyer të mbyllura nuk u kursyen pasi opozita e re nuk pranon të kthehet në notere të një marrëveshje mes të mëdhenjve. Për votën e tyre vendosen dy kushte.
“Ndryshimi i sistemit dhe paragrafi katër i dokumentit që parashikon që të merret për bazë vendimi i komisionit të ngritur në 2017, të ndryshohet dhe të bëhet i 2019”, ka thënë Halit Valteri.
Ralf Gjoni nuk e kurseu ironinë me demokratët të cilët përbetoheshin që nuk do uleshin në një tryezë me ata që i cilësonin si ilegjitimë.
Reforma Zgjedhore kërkon shumicë të cilësuar votash ndaj mazhoranca duhet të bindë dy opozitat para miratimit në parlament. /tch