Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 31 vjeç me inicialet M.D, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Arrestimi i tij u krye në Frosinone.
I arrestuari dyshohet se bënte rolin e korrierit në transportin e lëndëve narkotike në Romë.
Ai bënte këtë “punë” mjaft fitim-prurëse në një fshehtësi të madhe, shkruajnë mediat italiane. Hetimi për transport ndërkombëtar droge nisi në vitin 2018, kohë kur në Itali mbërrinin sasi të mëdha të lëndëve narkotike.
Burri dyshohet se ka transportuar drogë nga Ankona drejt kryeqytetit të vendit, Romë. Tre ditë pas këtij transporti, 145 kilogramë të tjera marihuanë ishin transportuar drejt kryeqytetit italian.
Hetuesit arritën të identifikojnë grupin kriminal të trafikut të drogës përmes përgjimeve, ndjekjes dhe fotografimit. Shqiptari u mor në pyetje dje, ndërsa shfrytëzoi mundësinë për të mos u përgjigjur.