Artan Fuga/ Hapi më i zgjuar i qeverisë do të kishte qenë pikërisht shpërndarja e këtij parlamenti kukull dhe mjaft karagjoz

Akademiku Artan Fuga shprehet se zgjedhjet e parakohshme janë në favor të qeverisë.

Fuga vlerëson se i është dukur e gabuar logjika e një kryetari partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohshme në pranverë.

Postimi i profesorit Artan Fuga:

Zgjedhjet e parakohshme sigurisht tani janë në favor të qeverisë

Dëgjova një kryetar partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohshme këtë pranverë.

Llogaritje krejt e gabuar!!!

Zgjedhjet e parakohshme tani janë tërësisht në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës.

Kjo e thënë ftohtë dhe me neutralitet.

Ndoshta deputetët e opozitës nxitohen të rihyjnë në Kuvend sepse helbete u bë kohë pa punë, por sa për rezultatin politik të zgjedhjeve të parakohshme, e sigurt që është në shërbim të qeverisë.

Hapi më i zgjuar i qeverisë do të kishte qenë pikërisht shpërndarja e këtij parlamenti kukull dhe mjaft karagjoz duke e ndërprerë rënien e saj para kohe dhe marrë veten me një fushatë elektorale.

Loading...