“Aksioni opozitar nuk dështoi por Parlamenti erdhi tek opozita reale e vendit”.
Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socilaliste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në Euronews Albania.
Kryemadhi u shpreh e bindur se pas miratimit të reformës zgjedhore. vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Opozita sipas Kryemadhit nuk lëvizi nga pozicioni i saj, por presioni i saj dhe ndërhyrjet ndërkombëtare çuan në uljen në tryezë për të plotësuar një nga 9 kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.
‘Nuk u kthyem ne. Ne jemi aty ku ishim. Erdhi Parlamenti te tryeza jonë. E para njëherë momenti ose firmosja e dakordësisë ka të bëjë me atë që është shumë e rëndësishme, procesin dhe mbylljen përfundimtare të reformës zgjedhore. Çfarë do të thotë reforma zgjedhore?
Një nga pikat kryesore, e Bundestagut, por jo vetëm, edhe e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është miratimi i reformës zgjedhore dhe implementimi i saj. Për sa i përket angazhimit të opozitës në 9 pikat e Bundestagut, në 9 angazhimet për procesin e hapjes së negociatave, opozita ka detyrimin e saj vetëm për të dhënë konsensusin ose për të kontribuar në miratimin përfundimtar të reformës zgjedhore’.
Qytetarët marrin atë që perceptojnë nga televizionet. Sot isha në Përrenjas, kam takuar shumë njerëz. Kam takuar edhe në Tiranë grupe të shumta interesi. Të gjithë shikojnë që ka një shpresë. Pse? Sepse e dinë shumë mirë që pas reformës zgjedhore, vijnë zgjedhjet e reja. T’iu bëj një pyetje. Nëse nuk do miratohej reforma zgjedhore, kujt i interesonte stanjacioni? Se mua nuk më intereson stanjacioni, më interesojnë zgjedhjet e reja. Biznesit i interesojnë zgjedhjet e reja. Kujt i intereson ky stanjacion? Vetëm Edi Ramës.
Çfarë do bëjë Edi Rama që të mos bëhen zgjedhjet? Do shtyjë reformën. Po nëse miratohet reforma përfundimisht ku do shkosh? Do shkosh në zgjedhje.
Edi Rama po të ishte i mençur do të kishte bërë zgjedhje për 45 ditë, menjëherë sa dogjëm ne mandatet. Por mesa duket këshilltarët i ka pasur të gabuar”, tha Kryemadhi.
Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare.
Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.