Sindroma Rett i prek zakonisht fëmijët e moshës më të re duke shkaktuar dëmtime të rënda në tru dhe në shtyllën kurrizore.
Kjo sëmundje karakterizohet me humbje të aftësisë për të lëvizur, për të dëgjuar dhe folur.Falë teknologjisë më të re, më në fund pas 36 viteve ajo ka arritur t’i thotë nënës së saj “te dua”.
Teknologjia e re i ka mundësuar asaj të komunikojë, me anë të një kompjuteri, i cili i konverton lëvizjet e syve në të folur.
Ky kompjuter i përcjell dhe i bashkon të gjitha simbolet apo shkronjat që 36-vjeçarja i shikon.
Këto fjalë konvertohen në fjali, me anë të një zëri kompjuterik.
“Fjalët e para të saj kanë një domethënie të madhe për ne. Ne tani mund të bisedojmë bashkë”, është shprehur nëna e saj.
Ky çrregullim gjenetik, prek një në 12.000 fëmijë. Kjo sindromë është progresive dhe ka 4 stade të zhvillimit, deri në humbje të plotë të aftësisë për të lëvizur dhe folur.