Hetueset kanë siguruar pamje nga një kamer sigurie pranë vendit të ngjarjes, ku u vra Fatos Ferracaku në Shkodër.
Pamjet e siguruara nuk kanë fiksuar momentin kur autori ka shtënë mbi viktimën në lagjen Rus pranë markatës.
Sipas asaj çfarë hetuesit kanë konstatuar nga kamerat, vrasësi i Fatos Ferracakut është një i ri me trup mesatar dhe sportiv. Atentatori i ulur në pjesën e pasme të motorit, është një i ri 180 cm i gjatë me peshë normale trupore.
Në kokë mbante një kaskë dhe pjesa e fytyrës së tij ende nuk është identifikuar. Nga hetimet e deritashme rezulton se ekzekutimi i Fatos Ferracakut në 14 nëntor është kryer nga vrasës profesionist dhe të paguar, shkruan ABCNews.
Kohët e fundit viktima kishte biseduar me të afërmit e tij se kishin rënë në gjurmët e autorit që vrau kushëririn Ajran Ferracakun. Madje është folur se shumë shpejt ai do të binte në kurth dhe haku do të merrej.
Duket se këto sekrete të Ferracakut e vunë në shënjestër të grupit kriminal i interesuar për ta izoluar dhe lodhur fisin që mund tu hapte punë.
Për hetueset vrasjet e dy kushërinjve kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe nëse do të identifikohej autori do të zbulohej edhe porositësi i ti. Ferracaku 40 vjeçar u qëllua kur po pinte kafe me kunatin e tij pranë markatës.
Kurse Ajran Ferracaku u ekzekutua duke kalëruar me 1 shtator. Autorët në të dy rastet kanë djegur mjetet me të cilën kanë lëvizur gjatë atentateve.