Kryetari i PD Lulzim Basha/ Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj akt i ulët që na turpëron të gjithëve

Kryetari i PD Lulzim Basha: Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj akt i ulët që na turpëron të gjithëve. Meriton refuzimin dhe revoltën legjitime.

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar.

Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Loading...