Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.
Një makinë e ka përplasur për vdekje atë në Rimini.
Mediat italiane shkruajnë se viktima ishte 63- vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Shqiptari ishte duke ecur në anë të rrugës, kur një automjet e mori përpara dhe e hodhi disa metra më tej.
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Loading...