Paskal Milo/ Ky sistem prodhon politikane-idiote

Lëvizjet e fundit në korridorin e politikës dhe vendimmarrjes kanë bërë që të nxehet edhe debati në studiot televizive.

Kështu Paskal Milo ka deklaruar në “Opinion” se marrëveshja e bërë mes opozitës dhe qeverisë sa i përket Reformës Zgjedhore është një hap mbrapa i bërë nga opozita dhe nuk do të sjellë asnjë ndryshim.

“Fitoren as mos e çojë në mëndje që e ka marrë. Të kthehesh në pozitat e nisjes së kohë para djegies së mandateve në parlament nuk është fitore po është kthim mbrapa. Kjo është lëvizje taktike e përkohshme pasi nuk do të ndryshojë asgjë pasi do ti bëhen vetëm retushe kodit zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së”, tha Milo.

Sakaq, ai u shpreh se sistemi më i mirë zgjedhor është ai i korrigjuar në vitin 2008:

“Për mua sistemi më i mirë ishte mazhoritar i korrektuar. Bashkohem me idenë se asnjë sistem nuk është i keq por zbatohet keq. Çdo vend zbaton një sistem që i përshtatet. Në 2008 ne bëmë një sistem të deformuar dhe këto janë pasojat që ka sjellë ai sistem. Në rast se nuk ç’bëhet 2008 nuk ka stabilitet politik në Shqipëri sepse nuk ke zhdukur vatrën e krizës.”

Por, Milo nuk ngurroi të etiketonte si “idiotë” deputetët që ka prodhuar sistemi zgjedhor aktual.

Pjesë nga diskutimi:

Paskal Milo: Mazhoritari është më burrëror më i ndershëm, del para popullit të peshon populli. Si mund të dalin deputetë që janë idiotë, e di çdo me thënë idiotë? Që s’dinë të lidhin dy fjalë në parlament dy vjet.

Blendi Fevziu: Të lutem mos fyej idiotët.

Paskal Milo: Ai idioti mua më mund me dollarë.

Loading...