Një motër dhe vëlla ballafaqohen me sëmundjen e rrallë të ‘Benjamin Button’.
Michiel, 20 vjeç dhe Amber, 12 vjeç, nga Vandeweert, Belgjikë vuajnë nga progeria, gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakje të përshpejtuar.
Me çrregullimin që prek vetëm 1 në çdo 4-8 milionë njerëz në mbarë botën, Michiel dhe Amber përbëjnë 2 nga 155 rastet e njohura deri tani.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje vdesin në moshën 12-vjeçare. Ndërsa vëllai dhe motra kanë filluar të kenë probleme me kockat, dhëmbët dhe flokët.
Por ata nuk kanë ndërmend ti dorëzohen fatit, Michiel i pëlqen të garojë në GoKart dhe Amber që është një balerinë e mirë. Ata kanë vendosur të thyejnë edhe rekordin e jetëgjatësisë së një personi me progeria, që është 26 vjeç.