Si ra zjarri në kasollen ku humbi jetën 2-vjeçari

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Kurbin, ku një fëmijë 2 vjeçar humbi jetën!

Djali ishte larguar nga nëna e tij e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë bashkë me vajzën e vogël.

Ai ndodhej në kasolle në momentin e rënies së flakëve, dhe nuk mundi të dilte dot prej aty i gjallë.

Banorët e zonës që jetojnë pranë kasolles së pulave që u përfshi nga flakët në Kurbin kanë treguar edhe shkakun e rënies së zjarrit.

“Unë jam komshiu dhe e kam njeri timin të zotin e shtëpisë. Kam ardhur më vonë dhe kam parë zjarrfikësen dhe pasi është fikur zjarri është gjetur kufoma i asfikusar dhe i djegur. Zjarri ka rënë nga tubat e sobës me dru. Fëmija ishte i vetëm. Nëna bashkë me vajzën e vogël ishin brenda. Jetojnë në kushte të vështira. Janë i vetë i nënti, punon vetëm i zoti i shtëpisë”, tregon i afërmi.

“Unë jam komshiu. Ai është pa punë, me shtëpi me qira. Mbledhnin hekura, kanaçe. Në magazinë kishin pula dhe lepura”, shprehet fqinji.

Loading...