Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresën e tij për krijimin e një Brigadeje të përbashkët ruso- serbo- shqiptare në Nish, aty ku janë stacionuar forcat ushtarake serbe dhe ruse.
Berisha thotë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe detyrimisht duhet të bashkëpunojë me të por tashmë do të bashkëpunojë me Rusinë.
Sipas denoncimit, thuhet se krijimi i një Force të Përbashkët të Emergjencave Civile sjell një forcë ushtarake pasi pjesa më e madhe e burimeve njerëzore për Emergjencat Civile në Serbi dhe Shqipëri janë forcat ushtarake. Por forcat ushtarake serbe janë të përbashkëta me forcat ushtarake ruse në Nish.
Në fakt një nga marrëveshjet e nënshkruara nga tre palët Shqipëri- Maqedoni e Veriut- Serbi ishte bashkëpunimi i përbashkët i Emergjencave Civile në rastet e fatkeqësive natyrore.
STATUSI I SALI BERISHËS
Denoncohet krijim i Brigades se perbashket ruso-serbo-shqiptare!
Nje akt tjeter ne rrugen e tradhetise se Zografit bis!
Miq, disa dite me pare qytetari dixhital informoi pregatitjen nga Beogradi, ne kuadrin e Jugosllavise se Re me emrin maske Minishengen, te nje marreveshje per emergjencen. Kjo marreveshje do te firmoset ne Beograd nga vasalet Esad Toptani i Ri dhe Zaev. Ne statusin tim per kete informacion denoncova kete marreveshje si nje akt tjeter vasaliteti ndaj Beogradit dhe si nje thike tjeter ndaj Kosoves. Por une e denoncova marreveshjen edhe per faktin se ajo do operonte nen ombrellen ruse. Mesazhi i sotem i qytetarit dixhital hedh drite te re mbi kete problem.
Shqiperia eshte vend anetar i NATOs. Ne rrafshin e emergjencave ajo detyrimisht bashkepunon me NATOn. Bashkepunimi me Rusine perben nje ndryshim dramatik ne qendrimin e saj politik dhe nje shqetesim serioz per Aleancen tone.
Denoj me ashpersine me te madhe kete marreveshje dhe vendim si fund e krye antishqiptar dhe anti NATO! sb
SKANDALI I RI I JUGOSLLAVISE SE RE per te cilin po heshtin te gjithe!
BALLA DEKLAROI SOT PER FORCE TE PERBASHKET USHTARAKE SHQIPTARO-SERBE NE EMER TE EMERGJENCAVE CIVILE qe implikon dhe forcat ushtarake dhe te sherbimeve sekrete ruse ne Nish!
Sot Taulant Balla deklaroi para BE se Rilindja po punoka pa pyetur Kosoven per krijimin e nje Force te Perbashket te Emergjencave Civile te Ballkanit Perendimor, pra perfshire Serbine dhe Kosoven megjithese Kosova as ja ka idene kesaj pune!
Kjo iniciative per force te perbashket me Serbine ne fakt i bie te jete edhe me Rusine sepse ne Serbi, ne Nish, baza ushtarake ruse eshte ne mer te Forces se Perbashket Ruso-Serbe per “Emergjencat Civile”!
Kjo eshte si historia e MiniSchengenit Ballkanik dmth e Jugosllavise se Re sjell si pasoje futjen e Shqiperise ne tregun e perbashket Rusi-Serbi-Bjellorusi, dhe Edi Rama kerkon t”ia imponoje Kosoves nderkohe qe Serbia as nuk e njeh Kosoven, perkundrazi, me ndihmen e Rusise dhe Kines por ndikon fort ne c’njohjet e Kosoves!
Ngritja e nje Force te Perbashket shqiptaro-serbe per Emergjencat Civile ne fakt eshte nje force ushtarake pasi pjesa me e madhe e burimeve njerezore si per emergjencat civile si ne Shqiperi dhe Serbi, jane forca ushtarake per me teper qe forcat serbe jane te perbashketa me forcat ushtarake ruse ne Nish!!!
Ne foto ilustruese eshte Harta e Bazes Ushtarake Ruse te Nish te Serbise qe fshihet si Baze per Emergjencat Civile!