Konflikt mes disa personave ne kamez.
Nje person merret me force dhe futet ne nje automjet, dyshohet se eshte rrembyer
Kamëz/Informacion Paraprak
Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.