Rama/ Reforma në drejtësi do kohën e vet, pastrimi i madh nuk bëhet sa hap e mbyll sytë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “me “KÇK”-në “kemi punë jo të lehtë, sepse çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi”.

Gjatë inspektimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për shërbimet online, duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari lidhur me shqetësimin për pezullimin e gjyqeve që kanë lidhje me pensionet, Kryeministri Rama theksoi se “tani reforma në drejtësi po bëhet, por do kohën e vet sepse gjithë ai pastrim i madh nuk bëhet dot sa hap e mbyll sytë e para, e dyta nuk jemi në komunizëm, jemi në demokraci”.

“Pavarësisht gjithë poshtërsive që bëjnë ata, ne nuk e kemi të drejtën të ndërhyjmë më forcë në punën e tyre. 

Është reforma, pastrimi, ndërtimi i institucioneve të reja, garantimi që ata që do të mbeten aty do të jenë njerëz me integritet që do të sjellë këto që kërkojmë ne, ndryshe nuk bëhet”,- nënvizoi Rama.

Qeveria po përgatit paketën ligjore që pritet të quhet anti-KÇK për të goditur pasuritë e të gjithë atyre që në mënyrë të dyshimtë i kanë shpëtuar drejtësië e kanë përfituar pasuri nga krimi. Të gjithë ata duhet të kthehjnë gjithçka pas, ndërsa subjekt i kësaj paketë do të jenë edhe prokurorët e gjyqtarët që kanë favorizuar kriminelët në ‘grahmat’ e fundit të vettingut.

Loading...