Operacioni i gjerë në Tiranë, arr.estohen mbi 31 persona

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës per demet nga termeti ne Tirane jane kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe sollën arrestimin e mbi 31 personave.

Gjate hetimit janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit penal, e për këtë vepër kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj.

Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë kanë shkaktuar dëmtimet.

Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.
Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi (ndërtues)
9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho

Në rastin e prokurorisë së Durrësit, mendimi i ekspertëve të huaj ka qenë një mendim i vlefshëm. Por duhet theksuar se prokuroritë janë bazuar në protokollet e Italisë. Pritet që një grup ekspertësh të huaj të vijnë në Shqipëri për të dhënë një mendim. Sigurisht që ekspertiza ka ndikuar dhe ka ndihmuar prokurorinë në vendimmarrje./bw

Loading...