Një mace ka arritur një peshë të konsiderueshme dhe kjo për faktin se pronari i saj nuk reshtte së i mbushuri tasin e ushqimit sapo e mbaronte duke e lënë përherë plot.
Kjo bëri që macja të arrijë një peshë vërtet të frikshme.
Një mace me emrin Bazooka më në fund e gjeti shtëpinë e saj përgjithmonë pasi filloi përpjekjet e saj për humbjen e peshës.
Ajo quhet Fluffball, dhe kur u vendos në peshore shkoi afërsisht 19 kg. Në momentin kur pronari i saj ndërroi jetë, dikush tjetër vendosi të kujdeset për felinin duke ndihmuar edhe rënien e saj në peshë.
Kujdestarët e tij në Shoqërinë për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (SPCA) në Belfast besojnë se madhësia e saj është për shkak të faktit që pronari i tij kishte një pakujdesi të tepruar dhe nuk reshtte së i mbushuri vazhdimisht tasin me ushqim.