Policia e cila gjeti makinen e pengut tashmë mësohet se ka identifikuar personin që u rrembye peng i cili mesohet se eshte 49-vjeçari Jak Prenga banues në Kamëz.
Makina tip foristradë që e rrëmbeu është larguar në drejtim të Fushë Krujës por policia ende nuk ka rene ne gjurmet e autoreve.
Policia ne komunikaten e saj per ngjarjen, thote se para rrembimit ka pasur përleshje ndërmjet palëve.
Sipas dëshmitarëve okularë, personi që u mor peng është rrahur dhe goditur me sende të forta para se të merrej forcërisht në një automjet fouristradë ngjyrë e bardhë.
Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, në rrugën “London” të Kamzës.
Loading...