Gjirokastër/ Përfundon restaurimi i urës së Kordhocës

Pas disa muajsh punë, kanë përfunduar ndërhyrjet përforcuese dhe restauruese në urën e Kordhocës, projekti i së cilës u hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ura e Kordhocës, monument kulture i kategorisë së I, ngrihet mbi lumin Drino, rreth 4 km në juglindje të Gjirokastrës. Ura ka një gjatësi prej 103 metrash dhe përbëhet nga pesë harqe të mëdhenj./ATSH

Loading...