Dashuria e tepërt për futbollin mund të të çojë edhe në gjykatë

Ndonjëherë dashuria për futbollin i kalon të gjitha kufijtë. Dëshironin që fëmija i tyre i parë të quhej Grizman Mbape, por komuna Brive la Gaillarde në Francë kundërshtoi dhe çështja përfundoi në gjykatë.

Ky është rasti i një çifti francez të cilët donin të nderonin sulmuesit e skuadrës së zemrës që u shpall kampion bote, duke i vendosur emrin e tyre fëmijës së parë.

Por komuna kundërshtoj dëshirën e çiftit dhe çështja nuk u mbyll me kaq, por shkoj në dyert e gjykatës.

Sipas ligjeve franceze, një çift ka të drejtë të zgjedhë emrin e fëmijës me përjashtim të rastit kur kundërshtohet nga këshilltari i komunës.

Sipas kodit civil francez dhe konkretisht artikullit 57, komuna ndërhyn në ato raste kur mund të dëmtohet imazhi i fëmijës në të ardhmen.

Vendimin për emrin e fëmijës do ta marrë gjykata. Në rast se do pranojë vullnetin e prindërve, apo jo. /atsh

Loading...