‘U grinda me veten’ – Poezi nga Lela Qejvani

U GRINDA ME VETEN TIME

Sot mora një vendim
Me veten time të bëj sherr
Askush nuk ma ndërron,
këtë mendim
Por as vetë nuk kam pendesë.

“Plaç”,-i thashë vetes që s’po e kupton.
Rri, qetësohu,
mjafton puna ndër vite
U lodhe nga jeta dhe as nuk dëgjon
Të çlodhesh sado pak nuk dite .

“Pusho!”- më thotë vetja mos u merr me mua.
Nuk e kupton që nuk të dëgjoj
Le të më shkoi lodhja deri në thua
Une do jem po ajo që mendoj!

Me veten sot u zura dhëmbë për dhëmbë
Ajo nuk m’u bind ashtu si e kishte zakon
Nisa t’i provoj disa rroba nga dollapi me radhë
“Oh!”-rënkoi thellë vetja ,
zot ,asnjë nuk më shkon.

Eja tutkune vish ç’të dali përpara si ngahera
Të bardha, të zeza apo ngjyrë bordo
Nuk është rroba ajo që të ngre vlera
Prandaj mos e lodh veten,
mos e mundo!

Ja kështu më kot u grinda me veten!

Lela Pullumb Qejvani
03.01.2020 Athinë Greqi

Loading...