Drejtësia italiane ka marrë vendimin për dënimin e 2 skafistëve shqiptarë Marjus Meta 38 vjeç dhe Albert Zekolli 36 vjeç të arrestuar në natën e 25 prillit të vitit 2019 në ujërat italiane në afërsi të Santa Maria de Leuca, ndërsa në bordin e një gomone të gjatë 10 metra transportonin 1531 kg marijuanë.
Dy shqiptarët kërkuan gjykim me shkurtuar e ndaj tyre u mor vendimi i dënimit për secilin me 4 vite e 2 muaj heqje lirie si dhe një gjobë prej 18 mijë euro,
Nga sasia e marijuanës së sekuestruar mund të përgatiteshin 3 milionë e 300 doza drogë që do sillnin një përfitim tregu klandestin prej 15 milionë euro.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë prokuroria italiane kishte kërkuar 5 vite heqje lirie e 18 mijë euro gjobë.