Marsida Piperi u arrestua mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, në banesë me bashkëjetuesin e saj, në akuzën se po synonin të trafikonin një sasie prej 32.5 kilogramë kanabis në formë çokollate.
32-vjeçarja u arrestua nga policia, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Ajo u prangos bashkë me bashkëjetuesin e saj Fatjon Deda, pasi nga kontrolli në banesë në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, u gjet lënda narkotike e ndarë në pako.
Loading...