10 të shoqëruar për atentatin në Vlorë/ Detaje

Policia po vazhdon hetimet ne lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen “Bashkimi”, në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur Nikollaq Çepaj dhe Roland Çepaj, kunati i tij.

Dhjete persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin, si dëshmitarë që kanë lidhje me ngjarjen ndërsa mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja kallashnikovi.

Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.

36-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës nën trajtimin intensive të mjekëve pasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plumbave që ka marrë.

Njoftimi i Policisë per ngjarjen e djeshme:

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...