Neritaj Licaj/ Aktorët nuk paguhen, jam akoma me qera

Pak javë më parë në “Një ditë me Dojnën” Visjan Ukcenaj është shprehur se “Aktorët nuk paguhen” nisur nga kjo frazë, Neritani Liçaj ka treguar se është e vërtetë.

Madje ai vetë pavarësisht se është lindur dhe rritur në Tiranë, vazhdon të jetë edhe sot në një shtëpi me qera.

“Po e vërtetë, unë jam ende me qera. Le e rrit n’Tiron dhe jam me qera.”– është shprehur aktori.

Ndërsa për të rinjtë që kanë pasion aktrimin ai thotë se duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre deri në fund.

“Mund të shtoj vetëm këtë, kush e ka vërtetë pasion le të ndjeki ëndërr, dhe pse është pa para, prap mbetet ëndërr.- ka përfunduar ai.

Loading...