Rama nesër në Kiev, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama ashtu sikur paralajmëroi në momentin e marrjes së detyrës, misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së do ta nisë nga Ukraina, në një vizitë që do të nisë nesër.

Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë nesër takime në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov. Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Në faqen zyrtare të OSBE-së theksohet se bisedimet do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Loading...