Pesë vite më parë kryefamiljari aksidentohet për vdekje nga një automjet dhe autori s’u gjet kurrë, ku le pas gruan me dy femijë 12 dhe 6 vjeç .
Dy vite më pas gjatë një kontrolli shendetësor u zbulua se djali kishte nje kist me përmasa madhore në kokë.
Mjekët në Shqipëri nuk mundën të kryenin ndërhyrje pasi kisti kishte përmasa të mëdha dhe ndodhej në pjesën më delikate të trurit e u rekomandua që ndërhyrja te behej jashte shtetit e cila kushtonte 25 mijë euro.
Familja nuk i ka mundësitë ekonomike për të paguar operacionin pasi të
ardhurat e vetme janë vetëm 100 mijë lekë të vjetra që i merr si kemp të 12 vjeçarit
Fatbardha, nëna e Emanuelit tregon se mjekët i kane konfirmuar se ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt pasi sëmundia ka avancuar me përmasa të mëdha!