Gjirokastër, burri hidhet nga ura e Ali Pashait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës.

Një burrë në moshë është hedhur nga ura e “Ali Pashës” në një lartësi rreth 40 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është Servet Koçiu, rreth 70 vjeç. 

Ende nuk dihen shkaqet që çuan burrin të ndërmerrte aktin e rëndë.

Loading...