Flet gruaja e plagosur nga grabitësit/ Vajza bërtiti ‘kush është aty?’, Petriti u ndesh me ta në korridor…

Policia ka zbardhur dëshmine e Afërdita Lazes, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Petritin, mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme, gjatë një tentative për të grabitur banesën e tyre, në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas Lazes autoret dyshohet se kanë qenë dy, të rinj, të cilët mendohet se kanë pasur njohje me çiftin e biznesmenëve pasi kanë shkuar direkt në vendin ku familja mbante paratë.

Afërdita Laze, gjendja e të cilës është e qendrueshme, ka treguar se autorët kanë qëlluar fillimisht në drejtim të bashkëshortit të saj.

“Ishim në dhomë. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti “kush është aty?”. Doli Petriti të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar.

Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi ti nxirrje jashtë nga shtëpia dhe gjatë konfliktit fizik ata e qëlluan.

Loading...