Anxhela tregon historinë e jetës/ ‘Kushëriri më jepte çokollata dhe më përdh.unonte’

Transgjinorja Anxhela ka rënë pre e abuzimit seksual që kur ishte e vogël. 

Ngjarjen e rrëfeu ajo vetë në një intervistë në emisionin “ThumbON”, nga ku tregoi se ajo është përdhunuar edhe nga kushëriri i saj. 

Ajo po ashtu rrëfeu se është braktisur nga prindërit në moshë të vogël.

“Babai ishte një përdorues alkooli, pinte ditë natë dhe në darkë ushtronte dhunë. Një fëmijë 7-vjeçar të shohë të ëmën të hajë dru gjithë kohës natyrisht ngel me trauma. 

Ajo hante drurin edhe për mua duke mos e lënë atë të më rrihte.

Kur shikoja këto situata fillova të bëhesha keq, sëmuresha, rrija në vetmi. Ngacmimin seksual e kam përjetuar kur isha 9 vjeç. 

I pari ka qenë kushëriri im i parë, ai më merrte më jepte çokollata, më ngacmonte se ksualisht e më pickonte. 

Po i tregove mamit do të të vras më thoshte. Kur më lante në dush mami shikonte shenjat dhe e kuptoi. Ne kishim shumë frikë.

Edhe babi e mori vesh por i dilte zot atij, nuk e besonte. Kushëriri tentonte prap, por unë fillova të sëmuresha. Kur shkova në spitalin e Shkodrës, aty më braktisën të dy. Kur u ktheva në vendlindje në moshën 16 vjeç, një komshia ime më tha që mamaja ishte martuar në Australi dhe kishte 2 fëmijë”, tha ajo.

Loading...