LAMTUMIRË, KASTRIOT VEIZI !
Një humbje e madhe për familjen por edhe për shokët e miqtë.
Njeri me zemër të madhe e me shpirt të butë njerëzor, kontribues me vlera në shërbimet veterinare të Vlorës një jetë të tërë.
Dashamirës e i apasionuar pas këngës e valles së vendlindjes, së fundi edhe një nga të dymbëdhjetët në valle po edhe përgjegjës i grupit të ringritur të Vranishtit.
Ikja e beftë se la të përmbushte aktivitetin e radhës, pjesëmarrjen e valles së Vranishtit e programuar në koncertin në Lushnjë, në kremtimet e Kongresit, këtë të hënë të datës 20 Janar 2020.
Pikërisht në këtë ditë, në vend të merrte rrugën me shokët e grupit drejt koncertit të Lushnjës, do ti duhet të marrë rrugën pa kthim drejt vorrezave të vendlindjes së tij, Vranishtit…
Lamtumirë dhe mbeç i pa harruar shoku ynë i mirë, Kastriot Veizaj !
Sejmen Gjokoli