Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Në vendin e quajtur tuneli, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, nga ku raportohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të 5 të plagosurve të tjerë
Loading...