Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke ju referuar statistikave të aksidenteve rrugore që kanë marrë shumë jetë njerëzish, u shpreh se tashmë drejtuesit e automjeteve duhet të kalojnë edhe “testin e idiotit”.
Lleshaj propozoi se ka ardhur koha për të implementuar dhe testin e “idiotit”, që do të aplikohet nëse thyeni rregullat e qarkullimit rrugor, i cili mund të pezullojë edhe lejedrejtimin e shoferëve.
“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende kemi një lloj sjelljeje në rrugë të papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë.
Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre.
Në Gjermani quhet testi i “idiotit”,- u shpreh Lleshaj.
“Testi i idiotit” aplikohet në Gjermani dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Ai përmban 50 pyetje të thjeshta që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesit të automjetit. Nëse ky test nuk kalohet prej tyre, hiqet leja e drejtimit.
Testi mund të përmbajëpyetje të këtij lloji:
Sa ditëlindje kanë njerëzit?
Disa muaj kanë 31 ditë, të tjerët 30. Sa muaj kanë 28 ditë?
Nëse shkoni në shtrat në 8 të mëngjesit ora juaj e alarmit është e vendosur për t’iu zgjuar në orën 9 të mëngjesit tuaj, sa kohë keni fjetur?/faxweb