Vrasja e 4 shqiptarëve në Greqi, Artan Hoxha: Kush ua lidh gojën politikanëve tanë kur del greku para?

Me gjasë të gjithë mbani mend ngjarjen e fundit që ndodhi në Bularat me vrasjen e minoritarit grek Kostandinos Kacifas, një ngjarje që vazhdon të jetë akoma më e bujshme se sa vrasja e 4 shqiptarëve së fundmi në Greqi.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është shprehur sot me një ton të ashpër për politikanët shqiptar, teksa tha se katër shqiptarë u vranë në Greqi dhe asnjë politikan shqiptar nuk reagoi.

Hoxha tha:

Askush nga burrat e kombit nuk ka folur për katër shqiptarët që kanë humbur jetën. Njëri u vra në burg. Nuk e di me çfarë peshoreje i masin ngjarjet këta, që reaguan vetëm për vrasjes e Kacifasit.”

Sipas Hoxhës, dikush ua lidh gojën politikanëve shqiptarë kur Greqia del para, por se kush e se çfarë nuk mundi ta thoshte me siguri.

Gazetari tha si me një dyshim:

Kush ua lidh gojën këtyre, kur u del greku para? Unë këtë nuk e kuptoj.”

Loading...