Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Njihuni me vajzën me flokët më të gjatë në botë

Nilanshi Patel, 17 vjeç nga Modasa në Indi, mban rekordin si adoleshentja me flokët më të gjatë në botë Patel e vendosi rekordin e saj në vitin 2018, kur gjatësia e flokëve të saj shkonte në 170.5 cm.

Ndërsa tashmë pas 2 vitesh ajo ka arritur të thyejë rekordin e saj të mëparshëm, duke pasur një gjatësi flokësh prej 190 cm.

17-vjeçarja e cilësuar ndryshe si “Rapunzel” ka më shumë se një dekadë që nuk i pret flokët e saj. Sipas mediave të huaja, vendimi i saj për të mos i prerë flokët erdhi si pasojë e një përvoje të keqe që ajo kishte kaluar në një parukeri në moshën 6-vjeçare.

“Që nga ajo kohë kisha frikë të prisja flokët dhe prindërit e mi e pranuan dëshirën time. Kryesisht i mbaj bishtalec, por kur luaj ose në raste të tjera i mbledh”, tha ajo.

Loading...