Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e shqiptarit nga Kosova në Itali.
Erion Morina, 20-vjeçari nga Malisheva u vra dhe më pas u hodh në lumë nga kushëriri i tij, Musli Morina. E gjithë zanafilla e sherrit që çoi në krimin e rëndë, ishte një borxh prej 50 eurosh që viktima mendohet t’i ketë pasur autorit.
Natën mes 16 dhe 17 janarit dy të rinjtë që janë familjarë, dolën të pinin kafen në Naviglio të Italisë ku pasi anë konsumuar alkool, janë dehur. Pas këtij momenti mësohet se mes dy kushërinjve ka pasur një debat, që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit. Fill pas krimit, Musli Morina, pranoi se e kishte vrarë kushëririn e tij.
Musliu ka treguar se që të dy ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe drogës. Sapo dolën jashtë, ai e ka goditur Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah, me gotën që e ka marrë brenda barit ku ishin ulur më parë të dy. Nga këqyrja e trupit të të riut, mendohet se ai nuk ka ndërruar jetë nga goditjet, por pasi u hodh në lumë. Aktualisht kushëriri i viktimës ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.