Ek.zekutimi i të riut me pl.umb në zemër, policia shpall në kërkim një të dyshuar

Policia po vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, ku rreth orës 20:45 minuta pranë një lokali u qëllua Vilson Tafçiu, 28 vjec.

Ai ishte ulur me disa persona të tjerë në lokal ndërkohë që qutorët e thirren jashtë dhe e ekzekutuan me plumba në zemër në rrugicën pranë lokalit, i cili më pas ndërroi jetë.

Policia deklaroi se ka shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me iniciale N.D.

Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë dhe marrjes së dëshmitarëve në pyetje, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për të ushtruar kontroll, por nuk e ka gjetur.

Vilson Tafçiu, jetonte në Dibër, por kishte ardhur në Tiranë të hënën për ceremoninë mortore të gjyshes së tij. Emri i Vilson Tafçiut, nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Në 7 mars të vitit 2018 ai u largua nga Shqipëri drejt Francës, ku vetëm 5 ditë më pas e arrestuan për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Drejtësia franceze e dënon atë me një vit burg, por pasi kreu 8 muaj dënim në paraburgim, në 6 nëntor të 2018, ai u deportua në Shqipëri.

Një nga pistat e hetimit është edhe e shkuara e tij në Francë në fushën e narkotikëve.

Loading...