Miqtë ndezin qirinj në vendin ku u vra 28-vjeçari

Një dite pas vrasjes qe tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku në një prej orareve më të frekuentuara të mbrëmjes, në një lokal në zonën e Astirit u vra me armë 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Miqtë e të riut kanë krye homazhe pranë vendit ku mbeti i vdekur me tre plumba i riu, ndërkohë që ende nuk është prangosur asnjë autor i dyshuar për vrasjen.

Shokët e 28-vjeçarit kanë ndezur qirinj në vendin e krimit, dhe kanë shprehur pikëllimin e tyre në rrjetet sociale.

“Mos o vllau jem nuk na besohet! Më është këput shpirti.”- shkruan një person.

Loading...