Zh.dukja misterioze, kush është “Nani” i Vlorës që dyshohet se e kanë eli.minuar pa zhurmë

I ekstraduar nga Kanadaja në vitin 2008, pasi ishte i dënuar për akuzën e vjedhjes me dh.unë, Leonard Mehmeti, babai i tre fëmijëve është zh.dukur mesditën e 22 nëntorit të vitit 2016.

Leonardi, i njohur me emrin Nani, kishte ngritur bizneset e tij. Një restorant në zonën e “lungo mares” dhe një fermë kuajsh në Panaja të Vlorës, ku dhe është parë në herën e fundit i gjallë.

Mehmet Mehmeti rrëfen se ishin shokët e tij që e lajmëruan për zhd.ukjen e të vëllait.

Ai u shpreh në Top Story:

Vjet me 23 nëntor më lajmërojnë se është zhd.ukur vëllai, Më thanë shokët e vet se nuk po dukej gjëkundi. Dhe na thanë që është vr.arë në Durrës. Më 25 shkova dhe denoncova në polici, jo një herë por kam bërë 2-3 herë denoncime në policinë e Vlorës”.Të zh.dukesh nga Vlora deri në Tiranë… ku di unë. Hapëm kamerën që tek shtëpia, e kontrolluam… që në atë ditë s’kemi lënë vend pa kërkuar, prokuroria këtu hiç.
Gjatë pasdites së 22 nëntorit Mehmeti ka provuar të telefonojë disa herë vëllain e tij, por askush nuk përgjigjej.

Ai shtoi:

E kur ka folur ajo vajza, e dashura e tij ishte një punonjëse police, ka folur me mesazh zanor në orën 1 dhe më tha se ishte në punë. Në orën 8 të darkës e kam marrë unë në telefon, nga shtëpia ime, binte zilja por nuk e çonte telefonin. një shoku i vet tha e mora unë në orën 10 dhe ishte I fikur telefoni”.
Nga tabulatet e numrit telefonik rezulton që nga numri që posedonte Leonardi të ketë patur komunikimi deri më datën 27 nëntor, ku qeliza e antenave tregon vendndodhjen e fundit në Shijak.

Mehmeti tregon se i vëllai frekuentonte shpesh Durrësin për shkak të miqësisë që kishte me Ervin Dalipajn, punonjës policie dhe Xhino Dautajn, i proceduar dhe dënuar në vitin 2012 nga Gjykata e rrethit të Vlorës për v.rasje me paramendim.

Mehmeti u shpreh:

Ai shoqërohej me Juxhin Dautin dhe Ervin Dalipajn. Këta merreshin me kultivimin e kanabisin. Takoi vëllanë e dytë Juxhinin dhe i tha që s’dimë gjë ku ndodhet. Por pas 6 muajsh u vr.anë dhe ata në Shijak. Këta merreshin me kultivimin e kanabisit që për të marrë mallin dhe lekët, mund t’i ketë ndodhur kjo”.
Familjarët: Nani u rrëmbye për shkak të trafikut të drogës me Dalipin dhe Dautin

Ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe v.rasjen e Gazmend Çollakut u ekzekutua në prill të vitit 2017, teksa po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të kryqëzimit të Sukthit, shkruan TCH.

Ngjarja është ende e pazbardhur për policinë, ndërsa Mehmet Mehmeti thotë se zhd.ukja e të vëllait ka lidhje pikërisht me implikimin e tyre në trafikun e drogës.

Ai shprehet:

Për mendimin tim, shkaktari kryesor është vetëm kjo që ju thashë, problem i mallit që u v.ra. Sepse ai ishte i lirë, bridhte i qetë pa asnjë problem”.
Lidhjet me kupolën e policisë së shtetit për Mehmetin kanë penguar dhe hetimet për zbardhjen e fatit të vëllait të tij.

Ai shtoi:

Unë them që këtyre nuk u ka interesuar fare kjo punë. Po të ishte përshpejtuar kur unë kam bërë denoncimin, edhe mund të ishte gjetur. Sido që të kishte ndodhur”.
Të kenë një varrë për të vëllanë është gjithë sa kërkon familja e Mehmetit, pasi e dinë që tani më leonardi nuk është më gjallë. Jetojnë me ankthin e vdekjes sapo në Vlorë gjendet një kufomë e dekompozuar, apo deti nxjerrë në breg trupa të pa jetë.

Ai përfundoi:

Ne jemi të shqetësuar shumë, dhe sipas mendimit tim, ai është i vr.arë, i zh.dukur, por dëshira jonë e madhe është për ta gjetur dhe ata çojmë tek të shumtit. Kjo kufoma që është gjendur, është gjetur mbas dy tre muajve. I dekompozuar, si gjatësi si numër këmbe, ne dyshuam por përgjigjja nuk na u dha e saktë. Më morën ADN dhe mbas një muaji më lajmëruan se nuk ngjason, madje shkova në Zvërnec për ata të mbyturit, dhe nuk ishte. Ndërsa kjo kufoma në Karaburna, që diskutuam deri tani, është pa emër deri më sot, ndaj dyshojmë akoma dhe sot”

Loading...