Forcat speciale patrullojnë Vlorën!
Më shumë se 5 postblloqe policore janë ngritur në disa nga akset kryesore të qytetit të Vlorës.
Në mbeshtetje të uniformave blu të qytetit janë edhe forcat speciale, të pajisur me armatimet e tyre speciale.
Burime nga policia bëjnë me dije se synimi eshte kontrolli i makinave të dyshimta, për të cilat ka informacione se lëvizin persona të armatosur e me preçedent penal.
Mësohet se janë shoqeruar për në komisariat disa persona për verifikime, por nuk behet i ditur identiteti i tyre.
Teksa në mbrëmje forca të shumta të policisë dhe RENEA janë përqëndruar dhe në lagjet e qytetit ku një prej tyre është dhe lagjia “10 korriku” në Vlorë.
Aksioni është përqëndruar kryesisht në njësitë administrative të qytetit si në fshatin Hoshtimë ku pak ditë më parë u arrestua një prej 8 më të kërkuarve.